Haki Abazi ka disa fjalë pas largimit të tarifës, përmend Amerikën

Kosova

Zëvendëskryeministri i vendit, Haki Abazi, përmes një postimi në Facebok, ka shkruar në lidhje me largimin e tarifës e cila filloi që nga dje të zbatohet e së bashku me të edhe reciprociteti.

Sipas Abazit, Amerika i do patriotët dhe jo servilët e aq më pak të korruptuarit, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ashtu siç premtuam në fushatë elektorale, në marrëveshje të koalicionit dhe në programin qeverisës. Largimi i tarifës u bë dje dhe filloi zbatimi i reciprocitetit.

Amerika i do patriotët dhe jo servilët, e aq më pak të korruptuarit.