Ballina Lajme Bota Grushti i shtetit në Mianmar/ Arrestohet udhëheqësia, fitoi Nobelin e Paqes në...

Grushti i shtetit në Mianmar/ Arrestohet udhëheqësia, fitoi Nobelin e Paqes në opozitë por si lidere u akuzua për genocid



Aung San Suu Kyi është vajza e heroit të Mianmarit për pavarësi, Gjeneralit Aung San, i cili është vrarë pak para se Mianmari të shpallte pavarësinë nga kolonia britanike më 1948.
Ajo ka kaluar gati 15 vjet në burg në periudhën 1989-2010. Suu Kyi është parë fillimisht si fanar i të drejtave të njeriut – më 1991 ajo është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe, derisa ka qenë ende nën arrest shtëpiak dhe është konsideruar “si shembull i jashtëzakonshëm për fuqi të atyre që nuk kanë fuqi”.
Në nëntor të vitit 2015, ajo ka udhëhequr Ligën Kombëtare për Demokraci drejt një fitoreje në zgjedhjet e para të mbajtura në mënyrë të hapur në Mianmar, në 25 vjet.
Kushtetuta ia ndalon asaj që të jetë presidente sepse ka fëmijë që kanë shtetësi të huaj, mirëpo 75-vjeçarja është parë si lidere de fakto.
Në vitet e fundit, udhëheqësia e saj është definuar nga trajtimi që i ka bërë pakicës myslimane Rohingya. Ajo akuzohet për gjenocid ndaj popullsisë myslimane, kjo sipas vlerësimit të raportit të OKB ku akuzoi ushtrinë për këto akte.
Që nga shpërthimi i dhunës kundër myslimanëve Rohingya në gusht të vitit 2017, Suu Kyi ka humbur disa mundësi për të folur publikisht për këtë çështje, përfshirë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, shtatorin e kaluar.
Ajo më pas ka deklaruar se kriza është shtrembëruar nga një “ajsberg i madh i keqinformimit”, por po ashtu ka thënë se ndjen “thellë” për vuajtjet e “të gjithë njerëzve” në konflikt.



Rohingyat janë një pakicë myslimane në Mianmar, të cilëve u mohohet shtetësia dhe konsiderohen emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi fqinj, pavarësisht se jetojnë në Mianmar me breza.
Shefi për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra’ad al Hussein, asaj kohe tha se udhëheqësja de facto e Mianamrit, Aung San Suu Kyi, duhej të jepte dorëheqje për shkak të fushatës së dhunshme ushtarake kundër myslimanëve Rohingya, vitin e kaluar.
Më 2017, qindra mijëra Rohingya kanë ikur në Bangladesh, për shkak të shtypjes ushtarake, e nxitur nga sulmet vdekjeprurëse ndaj stacioneve policore në shtetin Rakhine.
Ish-mbështetësit ndërkombëtarë të Suu Kyis kanë akuzuar atë që nuk ka bërë asgjë për të ndalur dhunimin, vrasjen dhe gjenocidin e mundshëm ndaj Rohingyave, duke mos pranuar që të dënojë ushtrinë apo të pranojë mizoritë.
Megjithatë, në Mianmar, “Zonja”, siç njihet Suu Kyi, vazhdon të jetë popullore në mesin e shumicës budiste, të cilët kanë pak simpati për pakicën Rohingya.
Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) e Aung San Suu Kyi fitoi një fitore të madhe në zgjedhjet e Nëntorit 2021, duke siguruar 396 nga 476 vende, të cilat i dhanë asaj edhe pesë vjet në qeveri. Partia e Bashkuar e Solidaritetit dhe Zhvillimit e mbështetur nga ushtria fitoi vetëm 33 vende.
Opozita e lidhur me ushtrinë ka sfiduar rezultatet, ndërsa ushtria ka pretenduar të ketë gjetur 8.6 milion raste mashtrimi. Komisioni zgjedhor ka mohuar mashtrimin, megjithëse ka pranuar se kishte “të meta” në listat e votuesve.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë...

Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës

Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në...

Barku i fryrë dhe i fortë: Të gjitha shkaqet, simptomat dhe si ta parandaloni atë

Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta...

14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.Nga sot e deri më 12...