Ballina Lajme Kosova Gripi sezonal pothuajse është zhdukur, thonë ekspertët shëndetësorë

Gripi sezonal pothuajse është zhdukur, thonë ekspertët shëndetësorë



Më pak njerëz po infektohen me gripin sezonal tani në krahasim me çdo vit në 130 vitet e fundit.
Ekspertët thonë se virusi pothuajse është zhdukur duke pasur parasysh se numri i të prekurve nga gripat sezonalë ka rënë për 95%.
Java e dytë e janarit, zakonisht periudha më e keqe e përhapjes së virusit sezonal, ka parë këtë herë numrin më të ulët të personave te të cilët janë shfaqur simptoma të ngjashme me atë të virusit sezonal, raporton “Mail on Sunday”, transmeton “Zeri.info”.
Mjekët kanë raportuar për një rënie në 1.1 të infektuar për 100,000 persona, krahasuar me mesataren e pesë viteve të fundit që ishte 27. 
Drejtori i qendrës bashkëpunuese të Organizatës Botërore të Shëndetit për referencë dhe hulumtim mbi gripin dhe një nga ekspertët kryesorë të gripit në botë, John McCauley, theksoi se kishte kohë pa parë një ulje kaq të madhe të numrit të personave me grip sezonal.
“Hera e fundit që kemi pasur të dhëna në shkallë kaq të ulët ishte koha kur ne vetëm sa kishim filluar të numëronim vdekjet nga virusi, dhe ishte viti 1888, para pandemisë griopze të vitit 1889-90”, tha ai. 

Profesori i kujdesit parësor në Universitetin e Oksfordit, Simon de Lusignan, deklaroi se tashmë gripi sezonal është larguar pothuajse tërësisht. 
Pavarësisht faktit se normalisht në javën e dytë të janarit kishte me mijëra të shtruar në spitale, këtë vit në Angli shkalla e pranimeve në spitale ishte zero. 
Ekspertët besojnë se pandemia e koronavirusit ka luajtur një rol në rënien dramatike të shifrave, duke bërë që të rritet higjiena dhe imuniteti.
Profesori Marin Marshall tha se këtë vit është shënuar edhe rritje e dukshme e personave mbi 65-vjeç që kanë marrë vaksinën kundër gripit sezonal. 
Një faktor tjetër që do të ketë mundur të ketë ndikuar në shifra të ulëta të gripit është edhe ndalimi i udhëtimeve ndërkombëtare gjë e cila, sipas ekspertëve, “ka çrregulluar qarkullimin global të virusit”. 
Sipas të dhënave të fundit nga OBSH-ja, siç raporton “Mail on Sunday”, aktiviteti i gripit mbeti në nivele më të ulëta se që është pritur për këtë periudhë të vitit në mbarë globin. /Zëri/

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Në këtë ditë, para nëntë vitesh Messi u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Një Lionel Messi i pandalshëm bëri historinë duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një lojë të...

Vuçiqi në presion, thotë se është në pozitë të pashpresë sepse po i kërkohet ta njoh pavarësinë e Kosovës

***Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se...

Ndjehen lëkundje tërmeti në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Tërmet me intensitet me magnitudë tre sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:43 në rajonin e Dibrës,...

Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”

Imazhi i asaj që duket si një anije fluturuese është rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.David Morris...