Ballina Lajme Bota Greqia zgjat shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga 9 në 12 muaj

Greqia zgjat shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga 9 në 12 muaj

Greqia po ashtu pritet të firmosë zyrtarisht marrëveshjen për blerjen e avionëve luftarakë nga Franca

Athinë

Greqia zgjati shërbimin ushtarak të detyrueshëm për forcat tokësore nga nëntë në 12 muaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në parlamentin e vendit, ministri i Mbrojtjes Nikos Panagiotopulos njoftoi rregulloret e reja që do të hyjnë në fuqi në maj, të cilat nuk do të zbatohen për ata që aktualisht janë në shërbim.
“Gjatë takimit të sotëm të Këshillit për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen (KYSEA) u diskutua ndër të tjera propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare lidhur me shërbimin ushtarak”, tha Panagiotopulos.
Ai theksoi që vendimi është pjesë e njoftimeve të mëparshme të bëra nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis rreth një azhurnimi të përgjithshëm të pajisjeve dhe personelit të forcave të armatosura.
Sipas ministrit, po ashtu do të ngrihet edhe numri i nxënësve të pranuar në shkolla ushtarake.
Javën e kaluar, ligjvënësit grekë miratuan blerjen e gjashtë avionëve luftarakë të rinj dhe dymbëdhjetë të përdorur Rafale nga Franca, që i kushtuar 2,5 miliardë euro.
Ministrja franceze e Mbrojtjes Florence Parly të hënën pritet të arrijë në Athinë për të nënshkruar marrëveshjen për blerjen e avionëve.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë...

Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës

Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në...

Barku i fryrë dhe i fortë: Të gjitha shkaqet, simptomat dhe si ta parandaloni atë

Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta...

14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.Nga sot e deri më 12...