Gratë shtatzëna mund të pinë kafe, madje ajo ulë rrezikun e sëmundjeve për nënën dhe foshnjën

Bebja & Familja

Sipas një studimi të ri, gratë shtatzëna nuk duhet të heqin dorë nga kafeja e përditshme.

Dhe si një bonus shtesë, kafeja mund të ulë rrezikun e sëmundjeve për nënën dhe foshnjën.

Por ekspertët paralajmërojnë se nënat në pritje nuk duhet të konsumojnë kurrë më shumë se 200 mg kafeinë në ditë, ekuivalente me dy filxhanë kafeje të menjëhershmem dy çaja dhe një kanaçe kola.

Studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë shqyrtuan 2 mijë 529 gra shtatzëna që ishin përfshirë në një studim midis vitit 2009 dhe 2013, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Në fillim të studimit, secila grua raportoi se sa kafeinë pinin në çaj, kafe dhe pije energjike.

Kafeina u mat edhe në analizat e gjakut në javën e 10 dhe 13 të shtatzënisë.

Më pas, ekipi shqyrtoi diagnozat e një sërë sëmundjesh që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë dhe zbuluan se pirja e 100 mg kafe në ditë lidhej me një reduktim prej 47 për qind të rrezikut të diabetit.

Diabeti gestacional është kur një nënë e ardhshme zhvillon sheqer të lartë në gjak që zakonisht zhduket pas lindjes.