Glauk Konjufca e shkarkon nga puna vajzën e Migjen Kelmendit të PDK-së

Kosova

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e ka larguar nga puna Tefta Kelmendi-Merran, vajzën e anëtarit të Kryesisë së PDK-së, Migjen Kelmendit.

Vajza e Migjen Kelmendit po shërbente si këshilltare në ambasadën e Kosovës në Paris që prej 16 majit të vitit 2016.

Sipas vendimit, arsyeja për shkarkim është se ajo ishte pranuar në këtë detyrë pa iu nënshtruar procedurave sipas ligjit.

“Znj. Kelmendi-Merran nuk i është nënshtruar procedurave të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me nenin 20 të Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës e as procedurave të rregullta në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, andaj Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës më datë 30.06.2020 i përfundon të gjitha obligimet ligjore dhe financiare ndaj znj. Kelmendi-Merran”, thuhet në pikën e dytë të vendimit.

Konjufca deri tani ka shkarkuar një numër të madh të ambasadorëve dhe konsujve, në mesin e të cilëve edhe ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun.

Image