Ballina Lajme Bota Gjermania shënon mbi 11.000 raste me Covid-19 për një ditë

Gjermania shënon mbi 11.000 raste me Covid-19 për një ditë


Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 42 të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 10.098, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 11.409 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 449.275.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Kosovë/ Një polic i vrarë, dyshohet për vetëvrasje

Një polic është gjendur pa shenja jete në Pejë, përgjatë ditës së hënë në orën 16:20.Bëhet me dije se personi në fjalë...

Eshtë një kategori njerëzish që mund të ketë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID

Sipas një studimi të fundit nga specialistët e shëndetit, personat që janë mbipeshë prodhojnë rreth gjysmën e antitrupave që prodhojnë personat em...

Në Shqipëri, 19 viktima dhe mbi 980 raste të reja me COVID-19

Rastet e reja të të prekurve me COVID-19 dhe humbjet e jetëve mes pacientëve që po trajtohen në spitalet e vendit vazhdojnë...