Ballina Lajme Bota Gjendet i vdekur politikani i njohur

Gjendet i vdekur politikani i njohur

Ish ministri grek, Sifis Valiraqis u gjet i vdekur prej rojes bregdetare greke në afërsi të Eretrias, 40 km në veri të Athinës.

Sipas rojes bregdetare greke, politikani i njohur grek,u gjet në det,vetëm pak metra larg motoskafit të tij i cili u gjet me motorët të ndezur.
Ka qenë bashkëshortja e tij që njoftoi autoritetet pasi Valiraqis nuk ishte kthyer në banesë mbas një shëtitje që kishte bërë me skafin e tij në ujërat e qeta të gjirit të Eretrias.
Menjëherë në zonë kanë mbërritur forcat e rojes bregdetare,të cilat fillimisht gjetën skafin tip gomone, motorët e të cilit ishin ende në punë,ndërsa pak me tej u gjet trupi i pa jetë i tij.
Dyshimet e para janë të rënies nga mjeti lundrues,dhe humbje të jetës si pasojë e ipotermisë, pasi në zonë temperatura ishte rreth 6 gradë celsius. Sifis Valiraqi ishte politikan tepër i njohur i së majtës Greke.

Ai kishte aktivitet të fortë politik kundër juntës ushtarake të kolonelëve. Valiraqi ishte në listën e personave të cilësuar si tepër i rrezikshëm prej diktaturës Helene.

Ai u burgos disa herë. Valiraqis mundi të arratiset nga burgu në Greqi, por u kap gjatë tentativës së tij për të kaluar në jugosllavi në vitin 1971.
Po atë vit u burgos sërish në Korfuz, nga ku mundi të arratiset dhe të kalojë me not në Shqipërinë komuniste,ku kërkoi azil politik.Fillimisht i akuzua prej sigurimit si agjent grek dhe u dënua me 3 vjet punë të detyruar në fier,por në vazhdim u lirua prej qeverisë së Enver Hoxhës falë ndërhyrjes së komunistëve maoistë të kinës,të cilët ndërmjetësuan lirimin e tij.
Vitet e Valiraqis në Shqipëri ishin të qeta,dhe me rënien e juntës,u rikthye sërish në Greqi.
Ai mbajti marrëdhënie të ngushta me Shqipërinë dhe miqtë e tij në Shqipëri.
Valiraqis njihej si mik i shqiptarëve,madje ishte mbrojtësi i të drejtave të emigrantëve shqiptarë që jetonin në vend.
Disa herë kishte kritikuar operacionet fshesa,dhe ishte një ndër inicuesit e ligjit për pajisjen e emigrantëve shqiptarë me leje qëndrimi në vend.
Nga viti 1977-2003 zgjidhej rregullisht deputet i Hanisë në Kretë.
Ai shërbeu si ministër i transportit dhe ministër i rendit,ndërsa u largua përfundimisht nga politika në vitin 2003.
Figura e Valiraqit ishte e diskutueshme në qarqet politike vendase dhe ato europiane, ndërsa amerikanët dyshonin se ai ishte shef i organizatës terroriste 17 Nëntori.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Në këtë ditë, para nëntë vitesh Messi u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Një Lionel Messi i pandalshëm bëri historinë duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një lojë të...

Vuçiqi në presion, thotë se është në pozitë të pashpresë sepse po i kërkohet ta njoh pavarësinë e Kosovës

***Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se...

Ndjehen lëkundje tërmeti në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Tërmet me intensitet me magnitudë tre sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:43 në rajonin e Dibrës,...

Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”

Imazhi i asaj që duket si një anije fluturuese është rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.David Morris...