Një person nga fshati Bare i Mitrovicës, është arrestuar dje nga policia, pasi që i njëjti kishte shpërndar një fotografi në Facebook, duke mbajtur në dorë një armë zjarri që dyshohej se ishte armë e gjatë.
Bëhet e ditur se personi në fjalë, pasi që është informuar me rastin, vullnetarisht ka dorëzuar në polici një armë të gjatë, gjysmë automatike me një karikator pa fishek.
Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.