Frika e mashtrimeve me vaksinat, BE i bën thirrje qeverive vendase

Bota

Një ditë më parë, zyra e Bashkimit Evropian për luftën kundër mashtrimit financiar i bëri thirrje qeverive vendase të BE që të bëjnë kujdes ndaj mashtruesve që ofrojnë vaksina për covid-19.
Ky paralajmërim nga ana e BE vjen pasi pritet që të nisë imunizimi në masë, pasi bllokimet po dëmtojnë shumë ekonominë e bllokut. Gjithashtu po i njëjti autoritet tregoi se ishte në dijeni të raporteve për mashtrues që po përpiqen të shesin vaksina në BE, duke përfshirë ato të rreme.



Bëhet fjalë për operacione të orgaizuara për të mashtruar autoritetet kombëtare që kërkojnë të rritin ritmin e vaksinimit për të mbajtur të sigurt qytetarët e tyre, tha Zyra e BE.
MËsohet po nga i njëjta deklaratë se nga hapja e hetimit një vit më parë, janë identifikuar 1.000 operacione të dyshimte dhe janë sekuestruar mbi 14 milionë artikujve, duke përfshirë maska difektoze dhe komplete të rreme testimi.
Qëllimi i Bashkimit Europian është vaksinimi i 70% të popullsisë deri në fund të verës, por pengesat janë të shumta.