Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”

Foto e ditës Lajme Shkencë & Teknologji

Imazhi i asaj që duket si një anije fluturuese është rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.

David Morris bëri një foto të anijes pranë Falmouth, Cornwall.

Meterologu i BBC, David Draine tha se “mirazhi superior” ndodhi për shkak të “kushteve të veçanta atmosferike që përkulin dritën.”

Ai tha se iluzioni është i zakonshëm në Arktik, por mund të shfaqet shumë rrallë ne Britani gjatë dimrit.

Z.Morris tha se ai ishte shtangur pasi bëri foton ndërsa ishte duke vështruar nga deti në fshatin Gillan.

Z.Braine tha:” Mirazhet superiore ndodhin për shkak të gjendjes së motit të njohur si përmbysja e temperaturës, ku ajri i ftohtë shtrihet afër detit më ajër të ngrohtë mbi të.”

“Meqenëse ajri i ftohët është më i dendur se ajri i ngrohtë, ai përkul dritën drejt syve të dikujt që qëndron në Tokë ose në bregdet, duke ndryshuar mënyrën se si shfaqet një objekt i largët.“