Ballina Lajme Kosova Forca të shtuara të policisë para KQZ-së, Sami Kurteshi kërkon sqarime

Forca të shtuara të policisë para KQZ-së, Sami Kurteshi kërkon sqarime

Gjatë kohës sa Komisioni Qendor i Zgjedhjeve (KQZ) po mban mbledhjen e radhës, ku po diskutohet për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, para objektit të këtij institucioni janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se është ftuar Policia e Kosovës që të sigurojë institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjë që sipas tij nuk është parë deri më sot.
Kurteshi ka thënë gjithashtu se kryetarja e KQZ-së para fillimit të kësaj mbledhje ka takuar anëtarët e tjerë të këtij institucioni, por jo edhe anëtarët e LVV-së.
“Pak para ardhjes në këtë mbledhje, kryetarja e KQZ-së ka mbajtur takim me anëtarët tjerë dhe nuk i ka ftuar anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sot ka ngjarë diçka që ne nuk e kemi përjetuar deri më tani. Dhe kjo është thirrja e Policisë së Kosovës, për krijimin e sigurisë në institucionin e KQZ-së, pa asnjë sqarim.
Ne e dimë dhe ju e dini se cili është problemi”, ka thënë Kurteshi.
Ai në fund ka thënë se duhet të tregohet se çfarë është diskutuar në takimin për të cilin Kurteshi pretendon se është mbajtur mes Dakës dhe përfaqësuesve të partive politike dhe pse është ftuar Policia për të siguruar KQZ-në./Mediafokus.info/

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.