Flet babai i dy fëmijëve të infektuar me Covid-19 në Miradi të Fushë Kosovës

Lugina

Dy fëmijët e një familje nga fshati Miradi e Komunës së Fushë Kosovës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Kryefamiljari ka folur në një lidhje telefonikel në Klan Kosova për gjendjen shëndetësore të fëmijëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

“Në bazë të rezultateve të testeve që i ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot, ma kanë konfirmuar se dy djemtë e mi dhe motra janë të infektuar me koronavirus. Unë dhe bashkëshortja ime kemi dalë me rezultat negativ”.

I njëjti ka shprehur habinë se si djemtë e tij dolën pozitivë pa pasur kontakt me të infektuarit.

“Unë e kam një motër të martuar në Prishtinë. Së pari është infektuar burri i saj, pastaj edhe motra. Para dy javëve kam qenë në vizitë tek motra. Më vonë atyre iu kanë filluar simptomat, prandaj edhe kanë ardhur sot për të na bërë testet”.

“Eshtë e cuditshme, sepse unë kam qenë në vizitë te motra, por kam dalë negativ. Djemtë e mi nuk kanë pasur asnjë kontakt me ta, por kanë rezultuar pozitivë”.

Ai tha se fëmijët e tij nuk kanë simptoma të theksuara.

“Ne jemi në shtëpi dhe nuk po vërejmë ndonjë simptomë. Djemtë janë të moshës 26 vjeçare. Mjekët na kanë dhënë këshilla të përgjithshme për higjienën. Jemi të gjithë në izolim, derisa fëmijët po i mbajmë në dhoma të ndara”.