Ballina Uncategorized FLAKA E JANARIT - Autor Shefat Ademi

FLAKA E JANARIT – Autor Shefat Ademi

FLAKA E JANARIT
Historia jonë kombëtare ka kaluar nëpër shumë vështërsi, nga shumë pushtime të njëpasnjëshme çka ka bërë që ne sot të krenohemi, për ata të cilët me mundin dhe sakriifcën më të madhe e flijuan edhe jetën për të mirë të kombit shqiptar. Janari vërtetë ka qenë flakë për popullin shqiptar, por në anën tjetër ka qenë, dhe është muaj i krenarisë kombëtare, sepse më 17 janar 1468, vdiq kryeheroi i popullit shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, dhe poashtu me 17 janar të vitit 1982, në Shtutgart të Gjermanisë u vranë tre nga udhëheqësit kryesor të Lëvizjes ilegale shqiptare vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Gjergj Kastrioti- Skëndërbeu sintetizon një epokë të tërë historike që e mori emrin e tij në luftën njëshekullore kundër pushtimit osman. Skëndërbeu ishte prijësi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim politik, të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë vetë.
Rilindasit e kishin frymëzim Skëndërbeun ku shumica prej tyre shkruan edhe vepra voluminoze që nga Marin Barleti, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Gavrill Dara i Riu, Jani Vreto, Ismail Kadare, e shumë shumë të tjerë. Skëndërbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri dhe pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët dhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithmonë i gjallë nëpër këngët gojëdhënat dhe tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.
Siç e thamë edhe më lart, se janari është flakë për shqiptarët, por edhe rreze drite për kombin shqiptar ngase më 17 janar të vitit 1984, nga UDB-ja jugosllave në Shtutgart të Gjermanisë u vranë tre nga udhëheqësit shqiptar të Lëvizjes ilegale shqiptare, vëllezrit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Demostratat e vitit 1981, ishin kthesë historike për popullin shqiptar nga padrejtësië që po ua bënte regjimi i atëhershëm jugosllav , që kishte për synim shfarosjen e shqiptarëve. Vrasjet, dhe likuidimet e këyre martirëve të lirisë dhe shumë të tjerëve jo vetëm që nuk e shuan luftën çlirimtare, por u bënë frymëzim dhe shembull i qëndresës shqiptare kundër shtypjes dhe pabarazisë. Ishin vitet më të mundimshe, që po përjetonte Kosova martire. Kur po mendohej se gjithçka ishte zgjidhur me palën pushtuese pas këtyre demostratave, vrasjeve dhe maltretimet ndalimi i të drejtave, që duhet të gëzonin shqiptarët thuajse ishin shuar në altarin e lirisë.
Sot, pas shumë peripecive dhe luftërave që bënë shqiptarët kishin vetëm një shkas, që të jetojnë të lirë në trojet e tyre stërgjyshore të cilën na lanë amanet që nga Skëndërbeu e Rilindasit, e deri në ditët e sotme. Këta breza që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar le të jenë frymëzim për gjeneratat e reja, të cilët historia i ka futur në analet më të lavdishme. Tekefundit, historia është armë, që po ta shkrepësh në popullin tënd krijon vetëdije!

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Në këtë ditë, para nëntë vitesh Messi u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Një Lionel Messi i pandalshëm bëri historinë duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një lojë të...

Vuçiqi në presion, thotë se është në pozitë të pashpresë sepse po i kërkohet ta njoh pavarësinë e Kosovës

***Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se...

Ndjehen lëkundje tërmeti në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Tërmet me intensitet me magnitudë tre sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:43 në rajonin e Dibrës,...

Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”

Imazhi i asaj që duket si një anije fluturuese është rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.David Morris...