Filloi xhirimi për video mësimdhënie për ciklin e ulët: klasën I dhe II – lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Bota Rreth Nesh.
Në bashkë organizimin mes Këshillit Kombëtar Shqiptar, Administrata Shkollore dhe Aktivi i Drejtorëve të shkollave shqipe gjatë ditës së sotme filloi xhirimi për video mësimdhënie për ciklin e ulët: klasën I dhe II – lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Bota Rreth Nesh.
🔴 Nesër klasa e III dhe IV
🔴 Dua edhe njëherë të shprehi falënderimet me mirënjohje të thellë për bashkëpunimin me çdo drejtues institucioni shkollor e në veçanti mësimdhënësit që po i kryejnë shpjegimet para kamerave. Heronjtë e vërtetë!
🔴 Një Falënderim shkollës së mesme “Sezai Surroi” si nikoqir i kësaj ndërmarrje arsimore.
🔴 Kjo nuk suspendon rekomandimet tjera të mësimnxënjes nga Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik.
🔴 Inkurajojmë edhe shfrytëzimi i platformave, mundësive që ofron Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë, thuhet në deklaratën e Kryetarit të KNSH Ragmi Mustafa