Ballina Lajme Bota Fauci: Simptomat afatgjata të Covid-19 mund të jenë një problem

Fauci: Simptomat afatgjata të Covid-19 mund të jenë një problem

Eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka thënë se simptomat afatgjata të COVID-19 duhet të merren seriozisht pasi ato mund të jenë një problem për personat që kalojnë koronavirusin.

“Ky është një fenomen i vërtetë. Unë personalisht merrem dhe ndihmoj një numër njerëzish që kanë një sindromë post-akute të COVID-19. Ata janë ‘virologjikisht’ në rregull virusi nuk ‘identifikohet’ më në ta, por ata kanë qëndrueshmëri të simptomave që mund të jenë dobësuese”– tha Fauci.

Ai gjithashtu tha se disa nga simptomat që kanë pacientët përfshijnë, lodhje ekstreme, dhimbje të muskujve dhe çregullime të temperaturës.

“Ne e marrim atë shumë seriozisht për arsye të thjeshtë se edhe nëse një fraksion i vogël, dhe duket se është më shumë se sa thjesht një fraksion i vogël i njerëzve që kanë simptoma të vazhdueshme, kur shikoni 24-25 milionë njerëzit në SHBA të cilët kanë qenë të infektuar… dhe globalisht kur gati 100 milionë njerëz janë infektuar, kjo mund të jetë diçka që me të vërtetë mund të jetë një problem”- tha mes tjerash ai.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Testohet ulja e avionëve në Aeroportin e Kukësit

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Kanceri i gjirit është bërë kanceri me i përhapur tek njerëzit.Edhe pse njihej si sëmundje vdekjeprurëse kanceri i mushkërive, tani ky lloj...

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.Kurti në një konferencë për...

Përshëndetje nga Gjermania: Një Lajçak për Serbinë

Nga Baton HaxhiuKandidati për kryeministër, Albin Kurti, bëri shtetarin duke përkujtuar një moment mesjetar të Besëlidhjes së Madhe, të epokës së Skënderbeut....