Fauci paralajmëron SHBA se mund të ketë të njëjtin fat si Italia!


Bota Shëndetësia

Dr. Anthony Fauci paralajmëroi se SHBA-të mund të kenë të njëjtin fat si Italia, e cila nga nesër do të kthehet e gjitha në zonë të kuqe. Për shkak të llojeve të reja të virusit, qeveria italiane ka vendosur një tjetër bllokim për vendin.
“Italia pati një rënie të rasteve të reja. Zvogëluan masat, hapën baret, restorantet. Të rinjtë i shihje kudo pa maska. Pas kësaj pati një rritje të menjëhershme. Por ne mund ta shmangim që te kemi fatin e Italisë”, tha Fauci. Më tej ai tha se nëse vazhdohet me ritme të tilla vaksinimi dhe respektim të masave, 4 korriku ashtu sikurse ka paralajmëruar edhe presidenti Joe Biden, do të jetë çlirimi i Amerikës nga Covid-19./L.F-dritare.net