Ballina Lajme Faton Bislimi është takuar me përfaqësuesit politik nga Lugina e Preshevës, prononcohen...

Faton Bislimi është takuar me përfaqësuesit politik nga Lugina e Preshevës, prononcohen për media Sami Salihu (LR) dhe Armend Ali (ADSH)




Faton Bislimi është takuar me përfaqësuesit politik nga Lugina e Preshevës

z.Bislimi në profilin e tij në facebook ka shkruar:

Sot, në Gjilan, kisha nderin të mirëpres të gjithë përfaqësuesit politik dhe partiak (me një përjashtim) të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me të cilët diskutuam për aktualitetin politik dhe socio-ekonomik në atë pjesë të truallit tonë etnik, si dhe mora idetë e sygjerimet e tyre për programin e punës të Zyrës për Luginë të themeluar me vendim të Kryeministrit Hoti, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.



Si anëtar bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizatës gardiane të kauzës sonë kombëtare në Washington, DC, tash e gati dy dekada kemi qenë të përkushtuar për çështjen e Luginës, por edhe tani si Deputet nuk do kursehem që bashkëkombasit tanë në Luginë të kenë një zë të fuqishëm edhe në Kuvendin e Kosovës. Është koha e fundit që tanimë të jetësohet si duhet edhe Rezoluta e Kuvendit të Kosovës e vitit 2013 e inicuar dhe përkrahur parezervë nga Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri!

I falëmnderoj nga zemra të gjithë liderët politik të shqiptarëve të Luginës për konstruktivitetin dhe unitetin e treguar karshi çështjes së Luginës si pjesë e pandashme e kauzës sonë kombëtare!

#Bashkë #Lugina #Kosova

Sami Salihu (LR)

Kënaqësi por veçanërisht nderë të takohesh me një filantropist por edhe lobist të fuqishëm siç është Faton Bislimi. Bashkarisht, në një ambient më shumë vëllazëror biseduam për gjendjen e shqipëtarëve në Luginë të Preshevës dhe koordinuam hapat që do të duhet t’i ndërmarim NE që të jetësojmë fillimin e Zyrës për Luginë të Preshevës. Bashkarisht gjithashtu biseduam për ndikimin e lobit Shqiptaro-Amerikan për të investuar në Luginë dhe padyshim temë kryesore ishte dhe jetësimi i endrrës së secilit shqipëtar – të jetuarit në një trung të vetëm.

Armend Aliu (ADSH)

Të nderuar qytetar,

Në takimin e djeshëm me deputetin në Parlamentin e Republikës së Kosovës z. Faton Bislimi, së bashku me përfaqësuesit e tjerë politik nga Lugina e Preshevës, e përshëndeta qasjen dhe vëmendjen që po i jepet Luginës së Preshevës së fundmi nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Takimi i sotëm, kishte qëllim koordinimin e aktiviteteve rreth themelimit të Zyrës për Luginën e Preshevës në kuadër të qeverisë së Kosovës.
Këto ishin pikat të cilat Alternativa Demokratike Shqiptare propozoi dhe kërkon të trajtohen fokus dhe strategji të qëndrueshme:
1. Funksionalizim i plotë i Fondit të Solidaritetit tanimë të aprovuar nga dy qeveritë (Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës)në kuptimin e burimeve njerëzore profesionale, financave të mjaftueshme si dhe strategjisë efikase dhe modaliteve efektive të funksionimit.
2. Krijimi i grupeve të ekspertëve me qëllim të koordinimit me Deputetët Shqiptarë në Parlamentin e Sërbisë, Këshillin Kombëtarë Shqiptarë, Komunat Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjëës për identifikimin e projekteve urgjente me ndikim direkt në përmirsimin e kushteve të jetës së qytetarëve të komunave tona.
3. Krijim i mekanizmave për subvencionimin e bizneseve ekëzistuese dhe investitorëve potencial.
4. Krijimi i grupeve punuese të ekspertëve me qëllim të përpilimit të dokumentëve strategjike që do të merreshin si bazë e identifikimit të problemeve të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës por edhe si dokumente me të cilat do të ngriteshin çështjet e identifikuara në instanca më të larta (OKB, BE, SHBA) ku theks të veçant duhet të jepet mbi problemin e pasivizimit të adresave.
5. Krijim i bazës së të dhënave për numrin e qytetarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë si dhe tejkalim i të gjitha barrierave dhe pengesave administrative për të siguruar lehtësim në paisjen me nënshtetësi dhe dokumentacion të nevojshëm.
6. Sidomos tani që po përballemi me pandeminë globale COVID 19, të sigurohet trajtim mjekësorë për Shqiptarët e Luginës së Preshevës me tarifa të njejta sikur për shtetasit e Republikës së Kosovës.
7. Intensifikim i bashkëpunimit të institucioneve akademike/universitare për krijimin e burimeve njerëzore dhe fuqizimin e tyre në aspektin e studimeve si dhe pregatitjes profesionale të kuadrove të nevojshëm për funksionim adekuat të Komunave tona.
Ndërtimi I Spitalit Regjional në njërën nga komunat në luginë të Preshevës mbetet prioritet dhe nevojë e patjetërsueshme, investimi dhe themelimi i Universitetit Shqip në Luginë është projekt mëse i nevojshëm duke marr parasysh problemin e mosnjohjes së diplomave nga Universitetet e Republikës së Kosovës nga ana e Sërbisë.

Armend Aliu
Alternativa Demokratike Shqiptare

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Po vjen Organi i Përkohshëm, me të bashk edhe Pllakat e Betonit

Po vjen Organi i Përkohshëm, me të bashk edhe Pllakat e Betonit Në një kohë kur është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, në...

14 të vdekur dhe 555 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.340...

Protestë në Beograd për shkak të masave të reja nga Shtabi i Krizave

Për shkak të masave të reja të Shtabit të Krizave, të cilat hyjnë në fuqi të Premten, disa qindra njerëz u mblodhën...

“Këtu duan vetëm lekë”, flet motra e 60-vjeçarit që u hodh nga “Shefqet Ndroqi”

Pak ditë më parë, një pacient i infektuar me Cvid 19, Leonard Skabona, ish-i përndjekur politik, i dha fund jetës, duke u...