Facebooku do t’i shtyjë përdoruesit ta lexojnë një artikull para se ta shpërndajnë

Shkencë & Teknologji

Herën tjetër kur do të provoni të shpërndani një artikull në Facebook ende pa e lexuar, Facebooku do të ju kërkojë të mendoni edhe njëherë.

Kjo kompani e mediave sociale lajmëroi të hënën se kjo do të nis menjëherë si test për t’i shtyrë përdoruesit që të hapin dhe ta lexojnë artikullin para se ta shpërndajnë atë në platformë. Facebooku do të testojë këtë tek 6 për qind të përdoruesve globalë në Android. Twitter ka filluar një testim në qershorin e vitit të kaluar më pas e ka shpërndarë te të gjithë përdoruesit në shtator.

Kjo është ndër përpjekjet e fundit të mediave sociale duke u munduar të zvogëlojnë shpërndarjen e informatave të rreme dhe përmbajtjen e dëmshme në platformat e tyre, duke iu kërkuar përdoruesve të shikojnë para se të shpërndajnë diçka.

Nëse e shpërndani një artikull pa e hapur, Facebook do të të thotë: “Jeni duke shpërndarë një artikull ende pa e hapur. Duke shpërndarë një artikull pa e hapur atëherë mund t’i humbni disa faktorë kyç”.

Kompanitë e mediave sociale kanë shumë mënyra që mund të përdorin për të ngadalësuar ose ndaluar përhapjen e informacioneve të dëmshëm dhe retorikën përçarëse. Ndalimi i njerëzve plotësisht, siç bënë Facebook dhe Twitter me Donald Trump, është një prej tyre, por është një opsion i diskutueshëm, dhe në shumë raste, një mjet tepër i hapur. Karakteristika si ajo që Facebooku filloi të testohet të hënën, të cilat “ngacmojnë” përdoruesit për të ndaluar shpërndarjen e përmbajtjes për të cilën nuk janë plotësisht të informuar, mund të arrijnë potencialisht më shumë duke zhvendosur gradualisht mënyrën se si njerëzit postojnë në platformë, para se të ndajnë përmbajtje përçarëse ose mashtruese.

© KOHA.