Ballina Lajme Facebook ndalon reklamat e reja politike para zgjedhjeve në SHBA

Facebook ndalon reklamat e reja politike para zgjedhjeve në SHBA

Kompania Facebook Inc tha të enjten se do të ndalë pranimin e reklamave të reja politike një javë para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, duke rritur shqetësimet se qasja e saj e shpenguar ndaj fjalës së lirë, mund të shfrytëzohej edhe një herë për të ndërhyrë në votime. Rrjeti më i madh social botëror njoftoi gjithashtu se do t’u vinte një etiketim postimeve të kandidatëve ose zyrtarëve të fushatave para se të bëheshin zyrtare rezultatet e zgjedhjeve dhe se do të zgjeronte kriteret për përmbajtjet që do të duhet të hiqeshin nga media sociale, të konsideruara si presion mbi votuesit.

Shefi Ekzekutiv Mark Zuckerberg shkruante në një postim në Facebook duke njoftuar ndryshimet që ai ishte i shqetësuar mbi sfidat e veçanta me të cilat po përballeshin votuesit për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila ka nxitur një rritje të votimit me postë.

“Jam gjithashtu i shqetësuar se në vendin tonë kaq të ndarë dhe ndërsa rezultatet e zgjedhjeve do të kërkojnë potencialisht ditë ose edhe javë për t’u finalizuar, mund të ketë një rrezik në rritje të trazirave civile në të gjithë vendin“, shkruante ai.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Grenell viziton sot Prishtinën/ Në fokus marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhë

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell viziton sot Prishtinën. Ai është pjesë e delegacionit që që...

Shëndrit Jahiu: “Për shkak të parimeve, PVD hakmaret ndaj meje duke…”

Këshilltari komunal në komunën e Preshevës nga radhët e PVD-së në një shkrim në rrjetin social Facebook ka shkruar arsyen e tij pse...

Përfundon me sukses gara e peshkimit me tapë “Rahovica 2020”

Përfundon me sukses gara e peshkimit me tape ,,Rahovica 2020”.Më poshtë mund ta lexoni njoftimin nga organizatorët e kësaj gare e cila...

Lëvizja për Reforma fillon riformatimin – Paralajmëron për një standard të ri demokratik

Sonte në ambientet e zyrës së Lëvizjes për Reforma, u mbajt mbledhja Këshillit Inicues i Lëvizjes për Reforma.Në njoftimin e Lëvizjes për...