Ekipi belg në krizë, Kompany ua jep pagat lojtarëve

Sport

Skuadra belge, Anderleht, u ka kërkuar lojtarëve që të sakrifikojnë një pjesë të të ardhurave të tyre, për të ndihmuar klubin në mes të krizës me pandeminë “COVID-19”.

Mirëpo Vinsent Kompani ka vendosur të marrë përgjegjësinë, nëse lojtarët nuk janë në gjendje të bëjnë një gjë të tillë.

Sipas të përditshmes “Het Laatste Nieuës”, ish kapiteni i Mançester Sitit që verën e kaluar u transferua në Belgjikë, raportohet se do të paguajë shokët e tij të skuadrës, nëse ata nuk mund të heqin dorë nga pagat e tyre. 

Ulje të pagave të lojtarëve tashmë kanë bërë shumë skuadra nëpër botë, përfshirë Juventusin dhe Barcelonën.