Ballina Lajme Kosova Edhe PDK-ja kundër zgjedhjeve: Është hipokrizi të flitet për zgjedhje në kohën...

Edhe PDK-ja kundër zgjedhjeve: Është hipokrizi të flitet për zgjedhje në kohën e coronavirusit

Ka përfunduar edhe takimi i tretë i planifikuar për sot, ai mes presidentit Thaçi dhe liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.

Pas këtij takimi, Veseli tha se PDK-ja është opozitë dhe se është hipokrizi të mendohet për zgjedhje të jashtëzakonshe  në këtë kohë pandemie.

“Krejt ajo çka kërkojmë ne si PDK është të respektohet kushtetuta dhe të mbrohet vullneti i qytetarëve, vetëm keni parayshë faktin e pandemisë, ne nuk e dijmë kur do të përfundojë kjo çështje, është hipokrizi të folet për zgjedhje të jashtëtakonshme në këtë kohë, sidomos kur e dijmë që ajo nuk mundet të ndodhë brenda 45 ditësh”, ka thënë Veseli.

Ndërkohë, edhe Isa Mustafa nga LDK doli kundër zgjedhjeve të reja, duke thënë se është mundësia për një qeveri të re.

Albin Kurti, ndërkaq, tha se i theksoi presidentit Thaci se duhet të kërkojë shpërndarjen e Kuvendit, për të cuar vendin në zgjedhje pas pandemisë Covid 19.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Në këtë ditë, para nëntë vitesh Messi u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Një Lionel Messi i pandalshëm bëri historinë duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një lojë të...

Vuçiqi në presion, thotë se është në pozitë të pashpresë sepse po i kërkohet ta njoh pavarësinë e Kosovës

***Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se...

Ndjehen lëkundje tërmeti në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Tërmet me intensitet me magnitudë tre sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:43 në rajonin e Dibrës,...

Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”

Imazhi i asaj që duket si një anije fluturuese është rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.David Morris...