Ballina Lajme Kosova Edhe 13 raste të reja me koronavirus, shkon në 125 numri i...

Edhe 13 raste të reja me koronavirus, shkon në 125 numri i të infektuarve në Kosovë

Edhe katër persona janë shëruar zyrtarisht nga koronavirusi në Kosovë. Tani në Kosovë tashmë janë shëruar gjithsej 10 persona me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë përmes një njoftimi për media.

Po ashtu në njoftim thuhet se nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, trembëdhjetë (13) prej tyre kanë rezultuar pozitive. 

Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë.

“Sot më 01.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 113 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, trembëdhjetë (13) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 01.04.2020 konfirmohen të shëruar edhe katër (4) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është dhjetë (10).

Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë.

Nga data 08.02.2020 deri me 01.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.380 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 125 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.520 kontakte të rasteve.

Nga data 01.02.2020 deri me 01.04.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 21.548 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 5.873, Vërmicë 5.928, Jarinje 1.841, Dheu i Bardhë 1.092, Hani i Elezit 3.567, Kullë 1.357, Qafë Morinë 47, Bërnjak 570, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 01 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 911.549 raste të COVID-19 dhe 45.532 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (205.032), Italia (110.574), Spanjë (102.136), Kina (81.554), Gjermani (76.544), Francë (52.128), Irani (47.593), Mbretëri të Bashkuar (29.474), Zvicër (17.137), Turqi (15.679), Belgjikë (13.964), Holandë (13.614), Austria (10.585) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.415), Serbi (1.060), Kroaci (963), Slloveni (841), Maqedoni e Veriut (354), Shqipëri (259) dhe Mal i Zi (123).

Deri me 01 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretërisë së Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (13.155), Spanjë (9.053), Francë (3.523), Mbretëri e Bashkuar (2.352), Holandë (1.173), Belgjikë (828), Gjermani (858), Zvicër (461), Turqi (277), Austri (146), Danimarkë (104), Greqi (50), Poloni (36), Luksemburg (29), Serbi (28), Hungari (20), Slloveni (15), Shqipëri (15), Maqedoni e Veriut (11), Kroaci (6) dhe Mali i Zi (2).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Ndërkaq, ka shkuar në 125 numri i të infektuarve në Kosovë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ndërpritet konferenca e Koemanit, i ndodhi e papritura

Ronald Koeman e ka braktisur konferencë për media para kohe.Teksa po fliste për ndeshjen e nesërme me Sevillën, nisën t’i rrjedhin hundët...

Alternativa Demokratike Shqiptare dorëzon listën për zgjedhjet e 28 Marsit/Çertifikohen me nr.6

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,Sot u finalizuan procedurat teknike rreth përpilimit të dokumentacionit dhe dorëzimit të listës së kandidatëve në...

Merkel refuzon të vaksinohet: Jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar

Merkel ka refuzuar që të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca apo Biontech duke i lënë radhë më të moshuarve apo...

Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska është dënuar me 4 vjet burg.Dënimi bëhet në rastin “Target-Fortesa” për shkak të përgjimeve...