E rëndë: Aksidentohet autobusi që vinte nga Gjermania për në Kosovë, 10 të vdekur

Kosova Lajme



***

Të paktën 10 persona raportohet të jenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci.

Gazeta kroate Jutarnji.hr njofton se po ashtu janë lënduar edhe 30 të tjerë.

Sipas kësaj gazete autobusi i aksidentuar është me tabela të Kosovës dhe se vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.