Ballina Shëndetësia E përsërit qëndrimin OBSH: Nuk iu rekomandojmë të vendosni maska

E përsërit qëndrimin OBSH: Nuk iu rekomandojmë të vendosni maska

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit të hënën thanë që ata ende vazhdojnë të rekomandojnë të mos vendosen maska ​ për ata që nuk janë të prekur me Covid-19.

“Nuk ka prova specifike që sugjerojnë se vendosja e maskave ka ndonjë përfitim të mundshëm. Në fakt, ka disa prova që sugjerojnë të kundërtën në rastin e keq-vendosjes së një maske”, thotë Dr. Mike Ryan , Drejtori Ekzekutiv i OBSH-së për programin e urgjencave shëndetësore, gjatë një konference për media të hënën në Gjenevë, raporton CNN.

“Poa ashtu, ne kemi një mungesë masive globale të maskave”, tha Ryan.

“Tani për tani njerëzit më të rrezikuar nga ky virus janë punonjësit shëndetësor në vijën e frontit, të cilat janë të ekspozuar ndaj virusit në çdo second të ditës. Fakti se disa prej tyre nuk kanë maska për të vendosur është i tmerrshëm”.

Doktor Maria Van Kerkhove, epidemiologe e OBSH-së, epidemiologe e sëmundjeve infektive, gjithashtu tha gjatë konferencës së së hënës se është e rëndësishmeqë “ne t’i japim përparësi përdorimit të maskave për ata që kanë më shumë nevojë”, në këtë rast punonjësve shëndetësor.

“Ne nuk iu rekomandojmë përdorimin e maskave, përveç nëse jeni infektuar”, tha Van Kerkhove.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Testohet ulja e avionëve në Aeroportin e Kukësit

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Kanceri i gjirit është bërë kanceri me i përhapur tek njerëzit.Edhe pse njihej si sëmundje vdekjeprurëse kanceri i mushkërive, tani ky lloj...

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.Kurti në një konferencë për...

Përshëndetje nga Gjermania: Një Lajçak për Serbinë

Nga Baton HaxhiuKandidati për kryeministër, Albin Kurti, bëri shtetarin duke përkujtuar një moment mesjetar të Besëlidhjes së Madhe, të epokës së Skënderbeut....