Ballina Showbiz E pazakontë - 48-vjeçari bën 450 km rrugë në këmbë për të...

E pazakontë – 48-vjeçari bën 450 km rrugë në këmbë për të qetësuar nervat pas sherrit me gruan

Një 48-vjeçar italian, ka bërë 450 kilometra rrugë në këmbë për të qetësuar nervat, pas sherrit që pati me gruan e tij.

Mediat italiane raportojnë se burri filloi të ecte në këmbë në Como, por përfundoi në Fano.

Burri u gjet në orën dy të mëngjesit nga disa policë që po kryenin kontrolle rrugore për t’u siguruar që respektohen masat anti-Covid.

48-vjeçari, i cili po ecte rrugës, u dërgua në stacionin e policisë, ku u zbulua se kishte humbur kontaktin me familjarët prej një jave.

Pavarësisht hallit që kishte, burri u gjobit nga policia për shkelje të rregullave anti Covid.

Kur policët e ndaluan në Fano, 48-vjeçari, banues në provincën e Comos, ishte i kthjellët dhe i mirë-orientuar, por i lodhur dhe i ftohtë. Sapo mbërriti në stacionin e policisë, ai dregoi për “aventurën” e tij.

“Unë eca deri këtu – deklaroi burri -. Unë nuk përdora asnjë mjet. Në këto ditë hëngra dhe piva sepse njerëzit që takova gjatë rrugës më ofruan ujë dhe ushqim. Jam mirë. pak i lodhur “.

Ndërsa burri ishte duke udhëtuar në këmbë, gruaja e tij e kishte raportuar në polici si të zhdukur. Pasi u lajmërua nga policia, gruaja shkoi në Fano për të marrë burrin e saj.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Edhe Sindikata e Policisë paralajmëron protesta

Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një njoftimi për media kanë thënë se përkundër që kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që...

Mandzukic: Unë e Ibra të frikshëm, japim shembullin për më të rinjtë

Mario Mandzukic është gati të fillojë aventurën e tij me fanellën e Milanit. Gjatë prezantimit me si kuqezi sulmuesi kroat foli plot...

Keidi Bare po shkëlqen te Espanyoli, klubi i vendos çmimin prej 10 milionë euro

Keidi Bare e kishte të vështirë fillimin te Espanyoli, pasi vuajti disa probleme burokratike,  ndërsa më pas një dëmtim.Por ai është kthyer...

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 678 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën...