E frikshme: Mbrëmë dy persona kanë tentuar ta rrëmbejnë një fëmijë në Vushtrri(foto)

Kosova Lajme

Dy persona të maskuar kanë tentuar që të rrëmbejnë një 11-vjeçar në Vushtrri, mbrëmjen e të dielës rreth orës 23:00.Siq mëson sinjali, 11-vjeçari kishte qenë para hyrjes së banesës së tij, e cila ndodhet në rrugën “Blerim Zuqaku”, kur të dyshuarit e maskuar i ishin afruar dhe kishin tentuar që ta kidnaponin.Brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë thonë se pasi që kanë dështuar ta kryejnë rrëmbimin, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.11-vjeçari ka shpëtuar pa lëndime trupore.Babai i tij u ka thënë hetuesve policorë se nuk e di motivin se pse dikush mund t’ia rrëmbente të birin.Sinjali mëson se me rastin është njoftuar edhe prokurori, derisa policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e këtij rasti që e ka klasifikuar si “Rrëmbim në tentativë”.