Ballina Sport Dybala: I kam treguar Ronaldos që e urrejnë në Argjentinë

Dybala: I kam treguar Ronaldos që e urrejnë në Argjentinë

Paulo Dybala e ka pranuar se Cristiano Ronaldo nuk është aspak i adhuruar në Argjentinë dhe portugezi tanimë është i vetëdijshëm për këtë. Argjentinasi thotë t’i ketë rrëfyer bashkëlojtarit të vet portugez për këtë.

Dybala dhe Ronaldo e kanë krijuar një partneritet në ngushtë gjatë dy sezoneve së bashku në Juventus. Dybala është lojtar që e ka fatin të luajë edhe me Lionel Messin dhe Ronaldon në të njëjtën kohë.

“I thashë Ronaldos: Cristiano, në Argjentinë, ne të urrejmë paksa për shkak të figurës tënde; për shkak të mënyrës se si je; sesi ecën”, tha Dybala në një intervistë për Federatën e Futbollit të Argjentinës.

“E vërteta është se, ju Cristiano më keni befasuar mua, sepse mendoja se ishit ndryshe”, shtoi ai.

Dybala u kritika ashpër pasi tha se e kishte të vështirë të luante përkrah bashkëlojtarit Messi në Argjentinë verën e kaluar.

“Unë kurrë nuk kam pasur për qëllim ta kritikoj një bashkëlojtar timin. Thjesht doja të përmirësoja diçka që po ndodhte. Kam folur për këtë me Leon sepse të dy jemi shumë të ngjashëm taktikisht”, shtoi ai. 

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë...

Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës

Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në...

Barku i fryrë dhe i fortë: Të gjitha shkaqet, simptomat dhe si ta parandaloni atë

Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta...

14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.Nga sot e deri më 12...