Dy vendimet e klubeve të Premier Leagues

Sport

Sezoni 2019/2020 i Premier Ligës nuk do të rifillojë në fillim të majit, por vetëm kur të jenë kushtet e duhura dhe kur të mos ketë më rrezik.

Ky vendim i mor ditën e sotme pas një video-konference midis 20 drejtuesve të klubeve të kampionatit anglez, e cila zgjati 4 orë, ku gjithashtu u vendos se klubet do të bisedojnë me lojtarët e tyre në lidhje me një kombinim shkurtimi page dhe shtyrje pagesash në masën 30% të pagave vjetorë .

“Premier Liga nuk do të rifillojë në fillim të majit. Sezoni 2019/20 do të rifillojë vetëm kur të jenë kushtet e duhura për të rifilluar dhe të ketë siguri. Data e rifillimit është në rishikime të herëpashershme së bashku me të gjitha palët e interesit.

Duke patur parasysh humbjet e vazhdueshme dhe të mëdha për sezonin 2019/20 për shkak të pezullimit të ndeshjeve, klubet e Premier Ligës vendosën unanimisht të konsultohen me lojtarët e tyre në lidhje me një kombinim shkurtimi pagash dhe shtyrje pagesash, në masën 30% të rrogës vjetore,” ishte deklarate e përbashkët e klubeve,