Driton Selmanaj kritikon Qeverinë: Malisheva nuk është pronë e asnjë subjekti politik e aq më pak e ndonjë individi

Kosova

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka bërë një koment rreth gjendjes në të cilën është duke kaluar Komuna e Malishevës.

Deputeti i LDK-së ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se duhet që t’i ndihmojnë komunës së Malishevës.

Ai mes tjerash, ka theksuar se Malisheva nuk është pronë e asnjë subjekti politik e aq më pak e ndonjë individi apo politikani.

Ja shkrimi i tij:

Malisheva nuk është pronë e asnjë subjekti politik e aq më pak e ndonjë individi apo politikani. Ajo është e qytetarëve të saj, është e Kosovës sonë në tërësi.

Prandaj të gjitha institucionet me kapacitetin e tyre të plotë duhet të vëhen në shërbim që ta ndihmojnë Malishevën për ta përballuar këtë situatë kaq të rëndë!.

Zërat me diskurs primitiv dhe provincial duhet izolohen.

#meMalishevën