Ballina Lajme Kosova Drenasi kërkon furnizim me mjete e pajisje mjekësore

Drenasi kërkon furnizim me mjete e pajisje mjekësore

Komuna e Drenasit kërkon nga Ministria e Financave dhe Transfereve të bëjë furnizime me mjete e pajisje mjekësore emergjente ose të aprovojë ndarjen e mjeteve financiare për të tejkaluar gjendjen emergjente shëndetësore në komuna.

Më 27.02.2020, Kuvendi i Komunës së Drenasit, ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 229.200 euro, vendim për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi Covid-19.

Ligjshmëria e aktit të Kuvendit nuk është marrë ende nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, përkatësisht nga Ministria e Financave dhe Transfereve, ndërkohë që Komuna e Drenasit shpreh shqetësimin se nevojat dhe kërkesat emergjente dhe planifikimin po rriten çdo ditë.

Komuna e Drenasit, ka kontaktuar me MAPL-në, përkatësisht me sekretaren e kësaj ministrie për të konfirmuar aktin e ligjshmërisë, por ajo ka deklaruar se Ministria e Financave ende nuk e ka kthyer vlerësimin.

“Edhe një herë kërkojmë nga Ministria e Financave ta kthejë në MAPL aktin e ligjshmërisë së Kuvendit të Komunës së Drenasit, ose të merr përsipër niveli qendror furnizimin me pajisje emergjente”, thuhet në komunikatë.

Për hir të transparencës, Komuna e Drenasit ka publikuar listën e materialeve preventive të dërguar nga Ministria e Shëndetësisë nga data 16.03.2020 deri më 01.04.2020.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

6 arsyet pse matematika është e rëndësishme

Ndërkohë që disa fëmijë shqetësohen për të bërë mësimet e matematikës dhe praktikën, ju si një i rritur e dinë se është...

Opinion nga akademiku Artan Fuga

Gjuha e huaj është mjet për ta sunduar tjetrin! Përtej anës humoristike, çështja e gjuhës turke në sistemin arsimor shqiptar është shumë...

“Kundër patriarkatit që vret”, marshohet në Prishtinë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas është  marshuar në sheshet e kryeqytetit.Marshi organizohet nga...

Premtimi i parë i presidentit të Barcelonës: Messi do vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta mori dje postin dhe në fjalimin e tij të parë, i entuziasmuar tha se si objektiv kryesor...