Ballina Lajme Kosova Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane tregon si duhet të veprohet lidhur me...

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane tregon si duhet të veprohet lidhur me krizën ekonomike

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ilir Ibrahimi, ka thënë se në këtë kohë do të duhej të mbizotërone është ekonomia dhe kriza që do të pësojë ajo.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në studiot televizive sot do të duhej të kishim ekonomistët më të mirë, liderët e bizneseve më të mëdha, odat dhe asociacionet e bizneseve, dhe çdo kush që mund të jap një mendim apo ide se si të kalohet sa më lehtë kjo krizë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se politikanët, sidomos ata të Kosovës, gjithmonë e gjejnë një zgjidhje për ta mbajtur apo marrë pushtetin.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Edhe pse kriza politike ( krejt e panevojshme në këtë kohë) e ka rëndësinë e vet, tema e cila do të duhej të mbizotëronte sot çdo debat, çdo ditë, është ekonomia dhe kriza e paparë në historinë moderne që do ta pësojë ajo.

Në studiot televizive sot do të duhej të kishim ekonomistët më të mirë, liderët e bizneseve më të mëdha, odat dhe associacionet e bizneseve, dhe çdo kush që mund të jap një mendim apo ide se si të kalohet sa më lehtë kjo krizë.

Politikanët, e sidomos ata kosovarë në fund gjithmonë e gjejnë një zgjidhje për ta mbajtur apo marrë pushtetin.

Ajo që do të na dhemb të gjithëve, janë gjithë ato biznese, bashkë me mijëra vende të punës që nuk do të arrijnë të mbijetojnë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Opinion nga akademiku Artan Fuga

Gjuha e huaj është mjet për ta sunduar tjetrin! Përtej anës humoristike, çështja e gjuhës turke në sistemin arsimor shqiptar është shumë...

“Kundër patriarkatit që vret”, marshohet në Prishtinë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas është  marshuar në sheshet e kryeqytetit.Marshi organizohet nga...

Premtimi i parë i presidentit të Barcelonës: Messi do vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta mori dje postin dhe në fjalimin e tij të parë, i entuziasmuar tha se si objektiv kryesor...

Hoti nënshkruan pako ekonomike për gratë që udhëheqin biznese, tregon shumën që iu është ndarë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, që po merr pjesë në konferencën ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje për bizneset e...