Ballina Sport Dorëzohet Barcelona, Mesi largohet në fund të sezonit. Ja ekipi qe do...

Dorëzohet Barcelona, Mesi largohet në fund të sezonit. Ja ekipi qe do vazhdojë karrierën

Barcelona pret që Lionel Mesi të largohet drejt Mançester Sitit me parametër zero në përfundim të këtij sezoni. Sipas informacioneve të “Mirror”-it, klubi i argjentinasit është dorëzuar se mund ta bindë kapitenin për të rinovuar në “Camp Nou” kontratën që skadon pas 8 muajsh. 33-vjeçari, i cili i ka prishur totalisht marrëdhëniet me presidentin Bartomeu, kërkoi të largohej në vitin e fundit të kontratës me katalanasit, por ata nuk pranuan t’ia plotësojnë dëshirën duke e detyruar që të respektojë deri në fund kontratën. Duke mos dashur që të shkonte në gjyq për të zgjidhur ngërçin, “Pleshti” vendosi të qëndrojë pas një bisede me trajnerin e ri Ronald Kuman.

Numri 10 dëshironte një ribashkim me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola te Mancester Siti, madje arriti edhe akordin me “Qytetarët”, të cilët shpresojnë ta transferojë verën e ardhshme. Dhe të gjitha gjasat janë që kjo të ndodhë në përfundim të sezonit, pavarësisht se Barcelona kishte premtuar se do të luftonte për ta bindur legjendën e klubit për t’u tërhequr në klubin e tyre.

Transferimi i tij në “Etihad” do të varet shumë nga e ardhmja e Guardiolës atje. Kontrata aktuale e teknikut katalanas skadon verën e ardhshme dhe pa të në krye të Sitit, Mesi mund t’i ndryshojë planet e tij. Mesi dhe Guardiola ngritën dy herë trofeun e Ligës së Kampioneve gjatë viteve të tyre në Barce- lonë. Por lidhjet e Mesit me Sitin nuk përfundojë këtu. Në “Etihad”, ai do të mund të bashkohej edhe me shokun e tij të ngushtë, Serxho Agueron. Golashënuesi më i mirë në historinë e Sitit bëri humor pak ditë më parë, duke thënë se lidhja e atyre të dyve është si ajo e një çifti të moshuarish.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Konsumoni më pak kripë dhe sheqer

Kripa dhe sheqeri, ato duken kaq të padëmshme, kaq themelore, aq thelbësore. Megjithatë, rritja e shpejtë e pranisë së tyre në gjithçka,...

Reforma Zgjedhore bllokon Shqipërinë/ Merkel: Nuk ka negociata

Nuk do të ketë një vendim për nisjen zyrtare të procesit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda vitit 2020.Në mbledhjen...

Ismaili: Pas propozimit të PDK-së, trafiku urban falas në Prishtinë

Nga sot Komuna e Prishtinës do të ofrojë shërbimet e Trafikut Urban falas për të gjithë qytetarët që udhëtojnë në Prishtinë.Ky vendim...

Qytetarët ia shohin sherrin pështjellimit në rrugën e Vushtrrisë: Aksident i rëndë me të lënduar

Një aksident me të lënduar ka ndodhur para pak minutash në një kryqëzim rruge në Vushtrri.Mësohet se ka të lënduar pasi goditja...