Ballina Lajme Kosova Do të ketë koalicion LDK-AAK-NISMA, dhe ky do të jetë kryeministër

Do të ketë koalicion LDK-AAK-NISMA, dhe ky do të jetë kryeministër

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se më shumë gjasa ka të formohet një qeveri e re, sesa të shkohet në zgjedhje të reja.

Zeka në “Debat Plus” thotë se sipas të gjitha gjasave kryeministër i ri i Kosovës do të jetë Avdullah Hoti.

Ai thotë se këtë ia mundëson Kushtetuta e Kosovës dhe nenet që kanë në diskrecion të interpretimit të Presidentit, përcjell Telegrafi.

“Do të ketë një qeveri tranzitore. Këtë qeveri do ta formojnë LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet. PDK, edhe pse do të qëndrojë në opozitë, ka mundësi që do të mbështesë këtë koalicion me disa deputetë”.

Zeka thotë se qëndrimi absolut i Vetëvendosjes është për zgjedhje të reja, ndërsa sipas tij qëndrimi opozitar i Kadri Veselit është vlerësuar në opinion.

“Kadri Veseli e kishte një mundësi të madhe që ditën e votimit të mos votonte mocionin në këtë kohë. Ndërsa Vjosa Osmani e kishte mundësinë e artë të kalonte në Vetëvendosje”, tha mes tjerash Milaim Zeka.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...

Hallat dhe tezet i duan nipërit dhe mbesat njësoj si fëmijët e tyre

Tezet i trajtojnë nipërit e mbesat njësoj si fëmijët e tyre dhe nuk është e vështirë të futesh në një situatë të...

Osmani flet pas takimit me Lajçak: S’do të lejoj që të negociohet me kufijtë e Kosovës. Me Serbinë të trajtohemi si shtete të barabarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një konferencë për mediat pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirsolav...