Ballina Lajme Kosova DnV: 3% e vendvotimeve u hapën me vonesë

DnV: 3% e vendvotimeve u hapën me vonesë

Demokracia në Veprim ka njoftuar se tre për qind e 2382 vendvotimeve në Republikën e Kosovës janë hapur me vonesë.

“Në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 2382 vendvotime. Sipas të dhënave të terrenit, me vonesë janë hapur vetëm 3% e vendvotimeve. Vonesat kryesisht ndërlidhen me mungesën e materialeve zgjedhore si: mungesa e zarfeve të fletëvotimeve me kusht në 6% të vendvotimeve, vulat, Lista e Votuesve, UV llampa, si dhe spreji kanë munguar në 3% të vendvotimeve”, thuhet nga DnV.

Nga DnV-ja është njoftuar për prani të materialeve të subjekteve politike brenda perimetrit 100 metra nga qendrat e votimit, në 1 për qind të qendrave votuese.

E sa i përket respektimit të masave, nga DnV-ja është thënë se ka evidentuar që 97 për qind të vendvotimeve janë pajisur me pajisje mbrojtëse.

“Për të garantuar respektimin e masave parandaluese kundër COVID19 të rekomanduara nga institucionet shëndetësore, KQZ ka dizajnuar posterë që përmbajnë udhëzime të detajuara dhe të qarta, të cilave qytetarët duhet t’u përmbahen gjatë procesit të votimit në mënyrë që ta ruajnë shëndetin e tyre (psh. Vendosja e maskës, mbajtja e distancës dhe dezinfektimi i duarve). Sidoqoftë, DnV ka evidentuar që këta posterë nuk janë vendosur në 5 % të Qendrave të Votimit. Po ashtu, është evidentuar se komisionerët në 97% të vendvotimeve janë të pajisur me pajisje mbrojtëse (maska 97%, dorëza 59%, dezinfektues 94 %)”, thuhet nga DnV.

DnV-ja ka ftuar gjithë qytetarët dhe aktorët të respektojnë masat strikte anti-COVID.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Nuk është Rama, s’ka vaksina; vjen Rama, vijnë vaksinat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi herët në mëngjes, gjatë një diskutimi në parlament, se në mbrëmje do të mbërrinin 15,210 doza...

Kosovë/ Një polic i vrarë, dyshohet për vetëvrasje

Një polic është gjendur pa shenja jete në Pejë, përgjatë ditës së hënë në orën 16:20.Bëhet me dije se personi në fjalë...

Eshtë një kategori njerëzish që mund të ketë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID

Sipas një studimi të fundit nga specialistët e shëndetit, personat që janë mbipeshë prodhojnë rreth gjysmën e antitrupave që prodhojnë personat em...