“Ditëve në vijim do të rritet edhe më shumë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë”

Kosova



Mjeku Arbër Morina nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës u shpreh se në ditët në vijim pritet të rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19, pasi nuk janë respektuar anti-COVID.



“Humbja e kontrollit të ditëve të fundit për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve kanë bërë që njerëzit të mos kujdesen dhe mund të themi që ka qenë edhe një lëshim nga ana e qeverisë dhe keq-menaxhim. Në ditët e vijim pritet të rritet akoma më shumë numri i të infektuarve”, u shpreh ai.



Sa i përket procesit të vaksinimit anti –COVID, që nuk ka nisur ende, Morina theksoi se Kosova nuk pranon vaksina lindore.



“Kemi qasje perëndimore, Kosova nuk pranon në asnjë rast vaksina lindore por vetëm perëndimore. Ne dyshojnë edhe në kualitetin e tyre”, u shpreh ai më tej.
Kujtojmë që së fundmi është parë një rritje e numrit të rasteve të infektuara me koronavirus në vend.
Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 67 mijë e 469 raste nga 294 mijë e 985 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.582 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58 mijë e 919, kurse numri i rasteve aktive është 6.968
(Kosova Sot Online)