Dikur armiq të betuar, sot miq për jetë: Ka qenë me të vërtetë një spektakël i turpshëm

Sport

Nga armiq të betuar në miq të mëdhenj. Jeta është e bërë nga ndryshime edhe në marrëdhëniet ndërpersonale, por metamorfoza e binomit  të përbërë nga Peter Schmeichel dhe Ian Wright është shumë interesante.

Të dy u bënë të famshëm për rivalitetin e tyre në kohën e dueleve  të  pafundme mes Manchester United të portierti danez  dhe Arsenal-it   të sulmuesit anglez, duke arritur edhe në goditje të paleejuara poshtë brezit. Këtë e ka kujtuar vetëm ish-sulmuesi në podcast-in Match of the Day:

“Shkojmë shumë mirë, luajmë golf bashkë dhe qeshim për përplasjet që kemi paatur. Kur flasim tani, unë dhe Schmeichel, kujtojmë sa e urreja sinqerisht si portier. E dija sa i fortë ishte dhe sa e vështirë ishte t’i shënoje. Golat e vetëm që i kam shënuar kanë qenë në miqësore!”.

Një episod i veçantë mes shumë përplasjeve mes Ëright dhe Schmeichel ka mbetur i ngulitur në memorien e të gjithëve. Bëhet fjalë për një sherr  të zhvilluar në fushë në 1997-ën:

“Kemi patur një fërkim në Old Trafford para kësaj sfide të luajtur disa muaj më pas. Arbitri kishte ndërprerë lojën, por ne e kishim nisur vrapin drejt topit. Kisha një mejgull në sy dhe, sapo e pashë topin përppara, jam hedhur me të dyja këmbët për ta marrë. Nëse e mendoj tani, besoj se ka qenë me të vërtetë e turpshme të shihje një spektakël të tillë”.