Digjen 60 shezlongë në Dhërmi, dyshohet se shkak është konkurrenca

Shqipëri

Shfrytëzimi i bregdetit ka prodhuar një tjetër konflikt, këtë herë në Dhërmi. Pas mesnate, rreth orës 01:00 të së hënës, janë djegur 60 shezlongë të një biznesi që operonte në atë plazh.

Policia njofton se ato i përkisnin shtetasit me iniciale B.D, ndërsa ky i fundit, deri më tani nuk ka bërë kallëzim në polici.

Konkurrenca, dyshohet të jetë shkak i kësaj ngjarjeje.

Vetëm një ditë më parë, për shkak të një konflikti për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve në Velipojë, mbetën të vrarë 4 persona dhe 2 të tjerë të plagosur.

Në këtë ngjarje humbën jetën: Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli.

Ndërkohë, të plagosur kanë ngelur Hasan Ferracaku, i cili është vëllai i Kujtim Ferracakut dhe Elmilind Dyli.

Këta të fundit janë arrestuar nga policia, si dhe janë shpallur në kërkim edhe 3 të tjerë./euronews.al