Deri në fund të muajit shkurt pritet të shpërndahen 50-të eurot për të prekurit me Covid19

Kosova

Komuna e Prishtinës kishte marrë vendim për të shpërndarë nga  50 euro për personat me covid (100 euro për pensionistë me covid) në emër të shpenzimeve shëndetësore.
Mirëpo siç duket deri tani nuk i kanë marrë të gjithë qytetarët mjetet e premtuara, shkruan IndeksOnline.

Një qytetar e ka pyetur Ahmetin në rrjetin social Facebook se përse deri më tani nuk ka arritur t’i tërhjek 50 eurot.
“Kryetar me datën 23 dhjetor 2020 kemi apliku bashk me bashkëshorten për 50 eurot e premtuara për të prekurit me Covid dhe ENDE nuk na kan dal në llogari Pse po ndodh kjo???”, ka pyetur qytetari.
Ndërsa, Ahmeti ia bëri me dije se disa mjete deri tani janë transferuar në llogaritë e qytetarëve kuse deri në fund të muajit shkurt pritet të përfundohen të gjitha.
“7 mijë i ka ekzekutu thesari. Besoj që ekzekutohen edhe të tjerat deri në fund të shkurtit”, ia ktheu Ahmeti./IndeksOnline/