Ballina Lajme Kosova Deputeti Bajqinovci në ditën e personave me autizëm: Ky është një moment...

Deputeti Bajqinovci në ditën e personave me autizëm: Ky është një moment për të reflektuar

Sot është Dita Ndërkombëtare e autizmit. E në këtë ditë, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një statusi në facebook,  ka thënë se ky është një moment që duhet reflektuar dhe treguar kujdes për këtë  kategori të shoqërisë.

“Ata meritojnë mbështetjen e pakursyer nga të gjithë ne. Mbi të gjitha, ata janë në kërkim të mundësive e shanseve për të dëshmuar talentin e pasionin që e kanë”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera Bajqinovci, ka shkruar se “Një shoqëri e drejtë dhe solidare parakupton ndër të tjera edhe kujdesin për socializim e integrim të plotë shoqëror të grupeve sociale me nevoja të veçanta”.

Statusi i plotë i tij:

Sot është Dita Ndërkombëtare e autizmit.

Ky është një moment për të reflektuar e për të thirrur të gjithë për një kujdes edhe social edhe institucional shumë më të shtuar ndaj personave të lindur me autizëm.

Ata meritojnë mbështetjen e pakursyer nga të gjithë ne. Mbi të gjitha, ata janë në kërkim të mundësive e shanseve për të dëshmuar talentin e pasionin që e kanë.

Një shoqëri e drejtë dhe solidare parakupton ndër të tjera edhe kujdesin për socializim e integrim të plotë shoqëror të grupeve sociale me nevoja të veçanta.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.