Ballina Lajme Kosova Dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari që e vrau dhe e dogji...

Dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari që e vrau dhe e dogji trupin e shokut të tij nga Ferizaj

Gjykata në Ferizaj e ka dënuar të akuzuarin Trimor Lalinovci me burgim të përjetshëm. Trimor Lalinovci është gjetur fajtor për një vrasje të kryer në dhjetor të vitit 2019, shkruan Express.

Kishin gjashtë muaj që e njihnin njëri-tjetrin. Por, një pazar i bërë në mes të Shkodran Bytyqit dhe Trimor Lalinovcit përfundoi me vrasje, e cila cilësohet si njëra ndër më të rëndat në Kosovë. Trimori dyshohej se e vrau, pastaj e dogji kufomën e Shkodranit në mbrëmjen e 8 dhjetorit të vitit të kaluar (2019). Gati një vit më vonë, Gjykata i shqipton burgim të përjetshëm autorit të këtij krimi, Trimor Lalinovci, nga Ferizaj,

Gjykata ka gjetur se i akuzuari, me dashje, në mënyrë dinake dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kishte privuar nga jeta Shkodran Bytyqin.

Në momentin kur kryetari i trupit gjykues i ka shqiptuar dënimin, salla ka shpërthyer në duartrokitje.

“Gjykata ka ardhë në përfundim se shqiptimi i dënimit me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit është në përputhje me shkallën e përgjegjësisë penale ndaj të akuzuarit dhe përgjegjësinë penale. Gjykata është e bindur se dënimi i shqiptuar do ta arrijë qëllimin e dënimit për parandalimin e të akuzuarit për kryerjen e veprave penale. Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë për ankesë”, ka deklaruar gjyqtari i këtij rasti.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Nuk është Rama, s’ka vaksina; vjen Rama, vijnë vaksinat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi herët në mëngjes, gjatë një diskutimi në parlament, se në mbrëmje do të mbërrinin 15,210 doza...

Kosovë/ Një polic i vrarë, dyshohet për vetëvrasje

Një polic është gjendur pa shenja jete në Pejë, përgjatë ditës së hënë në orën 16:20.Bëhet me dije se personi në fjalë...

Eshtë një kategori njerëzish që mund të ketë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID

Sipas një studimi të fundit nga specialistët e shëndetit, personat që janë mbipeshë prodhojnë rreth gjysmën e antitrupave që prodhojnë personat em...