Ballina Lajme Maqedonia Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut për vizitë pune në...

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut për vizitë pune në Turqi

Me ftesë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Turqisë, prof. dr Zuhtu Arsllan, prej sot deri më 31 janar, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të realizojë vizitë pune në Republikën e Turqisë.

Delegacionin, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, e udhëheq kryetari i Gjykatës, Sali Murati, ndërsa në përbërje të gjykatësve janë Elena Gosheva, Jovan Josifovski dhe dr. Osman Kadriu.

Në suaza të vizitës së punës do të këmbehen mendime dhe përvoja për  çështjet juridike kushtetuese aktuale nga interesi i veçantë për të dy gjykatat dhe atë për arritje nga fusha e  të drejtave të njeriut në Turqi me vendosjen e ankesave individuale si bar juridik  para Gjykatës Kushtetuese turke dhe efekti i mekanizmit “ankesë individuale” në lidhje me ankesat  e parashtruara  kundër Turqisë   para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, si dhe mbrojtja e  lirive themelore  dhe të drejtat në sistemin juridik  në Republikën e Maqedonisë së Veriut me kthim të veçantë në praktikën  gjyqësore kushtetuese dhe sfidat para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Përveç pjesës së punës nga takimi, Delegacioni do të mbajë edhe takime të shumta me përfaqësues të autoriteteve më të larta gjyqësore, ndërsa  do të pritet edhe nga kreu më i lartë shtetëror i Republikës së Turqisë.
Vizita, siç thonë nga Gjykata Kushtetuese, realizohet në bazë të Memorandumit për mirëkuptim dhe bashkëpunim bilateral, sipas të cilit deri tani  janë organizuar shumë ngjarje dhe ka për qëllim  thellimin e mëtutjeshëm  të  bashkëpunimit të jashtëzakonshëm të afërt dhe miqësor ndërmjet dy Gjykatave.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ndërpritet konferenca e Koemanit, i ndodhi e papritura

Ronald Koeman e ka braktisur konferencë për media para kohe.Teksa po fliste për ndeshjen e nesërme me Sevillën, nisën t’i rrjedhin hundët...

Alternativa Demokratike Shqiptare dorëzon listën për zgjedhjet e 28 Marsit/Çertifikohen me nr.6

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,Sot u finalizuan procedurat teknike rreth përpilimit të dokumentacionit dhe dorëzimit të listës së kandidatëve në...

Merkel refuzon të vaksinohet: Jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar

Merkel ka refuzuar që të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca apo Biontech duke i lënë radhë më të moshuarve apo...

Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska është dënuar me 4 vjet burg.Dënimi bëhet në rastin “Target-Fortesa” për shkak të përgjimeve...