Deklaratat e Agim Bahtirit për vëllavrasje në Kosovë, VV: S’kemi nevojë për konflikt

Lugina

Kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri që në zgjedhjet e fundit parlamentare iu bashkua Vetëvendosje ka kërcënuar sot me vëllavrasje në vend, në rast se krijohet qeveri e re, pa shkuar në zgjedhje. Në një përgjigje për Gazetën Express, nga partia e Albin Kurtit janë distancuar nga këto deklarata.

Deklaratat e presidentit Hashim Thaci për bisedime me partitë politike tjera në vend, e ato të LDK’së që mund të krijojnë një qeveri të re me AAK’në e

Nismën, nuk i kanë pëlqyer kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit.

Ai sot ka deklaruar se në rast se ndodhë një skenar i tillë, në Kosovë do të ketë vëllavrasje.

 “Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit vendit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me lëshu me na vjedh dikush pushtetin, qytetarët na kanë dhanë deri

të na japin prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe ti shpallë zgjedhjet..”, ka thënë Bahtiri, duke deklaruar se në Kuvend në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do t’i ketë 46 deputetë.

Nga kjo deklaratë e Bahtirit, janë distancuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje.