Ballina Lajme Kosova Çun Lajçi ka disa fjalë për Albin Kurtin: N’ditë rrenash drejt fole...

Çun Lajçi ka disa fjalë për Albin Kurtin: N’ditë rrenash drejt fole…

Kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti, ka hequr nga sot në mesnatë taksën ndaj mallrave serbe dhe bosnjake, por ka vendosur masën e reciprocitetit.

Ky vendim i tij vie, pasi Kurti ka deklaruar se këtë e kishte premtuar në fushatë dhe poashtu kjo ishte në marrëveshjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Këtë vendim të Kurtit, e ka komentuar edhe aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Kurti në “ditë rrenash foli drejtë”.

“Hiqet taksa tha

Po vemë reprocitet

Tash ne që nuk i besuem

Pos i fusim kokat n’borë t’na ftofën

E ftyrat t’na zbardhën

Tjetër s’na ka mbetë”, janë vargjet e aktorit në Facebook.

Postimi i plotë:

Ai tha po vemë reprocitet

Sot

Po rrimë n’lëkurat tona

S’po i nxijmë fytyrat me rrena

T’bardha le t’mbetën vetëm sot

Sot që bie borë

N’pranverë

Nesër mund t’lavdërohemi

Si dje

Me t’bamet e zeza

E

T’pa bamet e bardha

T’shajmë t’allkojmë t’rrejmë

Veç grushtat t’i mbajmë

Për kokat e zbrasta

Ai

Për t’cilin thamë se mbanë fjalën

Rrenë e mashtron

Sot n’ditë rrenash drejt foli

Hiqet taksa tha

Po vemë reprocitet

Tash ne që nuk i besuem

Pos i fusim kokat n’borë t’na ftofën

E ftyrat t’na zbardhën

Tjetër s’na ka mbetë

Dardania, 01.04.2020

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Boban Iliç u dorëzua në burg

Brenda afatit ligjor që Gjykata Themelore e Kumanovës e mori që i dënuari për shkeljen për vdekje të Almirit 4 vjeç, Boban...

Shkon në mbi 70 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 2.886 mostra të dyshuara me COVID-19

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...