Covid-19, Rihanna dhe Jay-Z bashkojnë forcat, dhurojnë plot…

Showbiz

Rihanna dhe Jay-Z kanë bashkuar forcat për të ndihmuar fëmijët e punonjësve të shëndetësisë, si dhe njerëzit në nevojë gjatë pandemisë së koronavirusit, në Nju Jork dhe Los Anxhelos.

Fondancioni i këngëtares “Clara Lionel” do të dhurojë 1 mln dollarë, njësoj si fondacioni i reperit, “Shawn Carter”, duke e çuar vlerën totale të donacionit në 2 mln dollarë.

Lajmi u bë i ditur sot, dhe përfitues do të jenë edhe të moshuarit, të burgosurit, e të prekurit nga Covid-19.