Ballina Lajme Bota “Çmenden” katër kinezë, hanë 30 kilogram portokaj në aeroport sepse nuk pranuan...

“Çmenden” katër kinezë, hanë 30 kilogram portokaj në aeroport sepse nuk pranuan të kryenin pagesë shtesë në aeroport

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar në provincën e Yunnanit. Katër persona nga Kina kanë ngrënë 30 kilogram portokaj për të evituar pagesën e tejkalimit të peshës së bagazhit.
Sipas “The Independent”, përcjell Mekulipress, burrat nuk pranuan të kryenin një pagesë shtesë në aeroport dhe në vend të kësaj zgjodhën që t’i hanin ato. Këtë vendim ata e morën pasi pagesa shtesë për kalimin e peshës së çantave të tyre do të shkonte në 34 dollarë, që i binte të paguanin gjashtë herë më shumë se që kishin paguar për të blerë portokajtë.
“Në u ndalëm aty dhe filluam t’i hanim të gjithë portokajtë, për 20-30 minuta”, ka thënë njëri nga katër burrat identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur.

Ndërkohë mësohet se ngrënia e 30 kilogramëve portokaj, atyre u ka shkaktuar probleme me ulcerën e gojës. Ndërsa, veprimi i tyre është bërë viral në të gjithë Kinën pasi ishte përhapur fillimisht në rrjetet sociale këtë javë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.