Mbrëmjen e sotme rikthehet Champions me ndeshjet e pesta të fazes së grupeve.
Të gjithë prozhektorët janë mbi Interin e Antonio Contes, që ka edhe një shans të fundit për kualifikimin.
Në fakt, mundësitë e zikaltërve janë zbehur ndjeshëm pas disfatës ndaj Real Madridit, mirëpo nëse ia dalin të fitojnë në Gjermani, ndaj Borusia Monchengladbach shpresat rikthehen minimalisht, ndërsa Interit do t’i bënte shumë punë që edhe Real Madrid të fitonte ndaj Shaktar Donetsk.
Kritike situata edhe për Atletico Madrid që me barazimin e fundit ndaj Lokomitivës së Moskës komplikoi çështjen e kualifikimit. Spanjollëve iu duhet fitorja sot ndaj Bayern Munchen për të tentuar pjesëmarrjen në fazën tjetër të kompeticionit.
