Çfarë po ndodh me Cristiano Ronaldon? Portugezi largohet nga stërvitja para kohe

Sport

Cristiano Ronaldo ka lënë seancën stërvitore ditën e sotme para kohe dhe shkak mësohet se është bërë  për shkak të një lëndimi në krah.

Lajmin e dhanë mediat italiane sportive.

Ndërkohë që të gjithë i kanë tek Cristiano Ronaldo, pas lajmeve se ai do largohet nga Seria A këtë verë. Mësohet se e vetmja skuadër që ka interes për portugezin është Manch City, por asgjë nuk është vendosur ende.

Kujtojmë se Ronaldo në ndeshjen kundër Udineze qëndroi në stol, dhe kur u fut në lojë, shënoi një gol që iu anullua. Gjërat nuk po shkojnë aspak mirë me 36-vjeçarin në Itali.