Çfarë është terapia Hiperbarike?/ Nga Dr. Desaret Murati

Shëndetësia

Çfarë është terapia Hiperbarike?

Terapia hiperbarike është furnizimi direk i organizmit me oksigjen të pastër.Pacientët futen në dhoma të veçanta (foto1) ku presioni i oksigjenit është dy deri në tre herë më i lartë se në ambientin normal.Kjo bënë që oksigjeni të depërtojë përmes lëkurës nëpër të gjithë trupin (foto2).
Përfitimet shëndetsore të dhomave hiperbarike janë të mëdha,ato japin rezultate të shpejta dhe të shkëlqyeshme tek ato pjesë të trupit tek të cilat arteriet përgjegjëse për furnizim me oksigjen janë të bllokuara (ateroskleroza).Këto pengesa në arterie shpesh hasen tek semundja e sheqerit.Ndalimi për një kohë të gjatë me oksigjen të një pjese të trupit,rezulton me vdekjen e saj ( nekroza-gangrena). Përdorimi i dhomava hiperbarike parandalon amputimin (prerjen kirurgjike) të gjymtyrëve si pasojë e gangrenës.Dhomat hiperbarike sugjerohen për shumë sëmundje të tjera,aty ku kërkohet oksigjenimi adekuat si psh Osteomielitet kronike.
Terapia në fjalë është pa efekte anësore,ajo është e domosdoshme në parandalimin e gangrenës së gjymtyrëve (foto 3 para mjekimit dhe pas mjekimit)
Në vendin tonë (Preshevë, Serbi) ky mjekim është falas!