Ballina Lajme Bota Çekia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme

Çekia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme



Qeveria çeke humbi votimin në Parlament për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ligjvënësit e refuzuan kërkesën e kryeministrit Andrej Babis për të zgjatur gjendjen e tillë përtej 14 shkurtit, me gjithë paralajmërimet e tij për kolapsin e mundshëm të sistemit shëndetësor, për shkak të numrit të lartë të rasteve me koronavirus.
Çekia, me 10.7 milionë banorë, është nën nivele të ndryshme bllokimi qysh në tetor.
Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, Çekia, në dy javët e fundit, ka qenë e dyta në Evropë, pas Portugalisë, sa u përket rasteve ditore me koronavirus.

Ky vend ka konfirmuar mbi 17,700 viktima me koronavirus – një nga normat më të larta në botë për kokë banori.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kaluar 1.6 milion.
Mosvazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme pritet të çojë në rihapjen e dyqaneve dhe heqjen e orës policore, nga java e ardhshme.
“Lehtësimi total dhe përhapja e pakontrolluar e infeksioneve, duke përfshirë mutacionet e reja të virusit, është rrugë drejt mbingarkimit të mëtejshëm të spitaleve dhe kolapsit të rrjetit spitalor”, tha Babis.
Opozita në Parlamentin çek tha se Qeveria po vepron në mënyrë kaotike dhe se ajo nuk i ka pranuar kërkesat për një legjislacion të ri për pandeminë, për rishikimin e masave ekzistuese, për kompensim më të lartë për sipërmarrësit dhe njerëzit në karantinë, si dhe për plane më të qarta për rihapjen e shkollave. /rel

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë...

Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës

Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në...

Barku i fryrë dhe i fortë: Të gjitha shkaqet, simptomat dhe si ta parandaloni atë

Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta...

14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.Nga sot e deri më 12...